Kanë përfunduar ndeshjet e radhës për sot në Europa League, të vlefshme për javën e katërt. Juventus ka marrë një fitore të rëndësishme 1-2 në transfertë ndaj AZ Alkmaar. Bardhezinjtë gjetën avantazhin në minutën e 19-të me Teun Koopmeiners, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën, pas asistit të Kolo Muani. Në minutën e 37-të, ishte Kolo Muani që dyfishoi shifrat me një goditje brenda zonës, duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes vendase.
Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Juventusin. Holandezët ngushtuan shifrat me Mexx Meerdink në minutën e 89-të.
Në ndeshjet e tjera bie në sy humbja e Sunderland 0-2 në shtëpi ndaj Dinamo Zagreb. Leverkusen po ashtu është mundur në shtëpi 0-1 nga Olimpique Marseille. Spektakël në pjesën e dytë në Skoci, ku Celtic fitoi 3-2 ndaj Besiktas. Pjesa e parë u mbyll 0-0.
Nuk kanë munguar golat dhe befasitë në ndeshjet e tjera. Rezultatet e tyre janë si më poshtë.

The post Europa League: Juventus nuk e diskuton fitoren në Holandë, Leverkusen dhe Sunderland ngecin në shtëpi (video) appeared first on Telesport.
