Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar për përfundimin e projektit të ndriçimit dekorativ dhe arkitektonik të Urës së Gurit, Urës Syri dhe urës pranë Teatrit Popullor Maqedonas (TPM).
Ndriçimi i Urës së Gurit u inaugurua sonte në prani të kryetarit të komunës turke të Esenlerit, Mehmet Tevfik Goksu, ambasadorit turk Alper Aktaş dhe përfaqësuesve të Halk Bankës.
Projekti është realizuar në kuadër të Protokollit për Miqësi dhe Bashkëpunim ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Esenlerit.
“Ndriçimi i ri nxjerr në pah bukurinë e harqeve të saj dhe i jep një madhështi të veçantë në zemër të qytetit”, ka shkruar Gjorgjievski.
