Sfida përmbyllëse e javës së 10-të në Premier League mes Manchester United dhe Aston Villa është mbyllur 4-4, duke dhuruar gola dhe emocione pafund në “Old Trafford”.
Miqtë e nisën vrullshëm takimin duke shënuar dy gola në katër minutat e para. Pa arritur ende në minutën e 2-të, ishte Alysson që dërgoi topin në rrjetë me një goditje qendrore poshtë kmëbve të Lammens, pas asistit të John McGinn.
Në minutën e 4-të, ishte Nicolas Jackson që dyfishoi shifrat, duke dërguar në rrjetë topin e khtyer mbrapsht nga pritja e Lammens, pas goditjes së Alysson.
Në minutën e 16-të, Matheus Cunha pengohet në zonë, arbitri jep 11-metërsh. Godet Bruno Fernandes, topi përfundon në rrjetë. Portugezi rihap takimin me golin e tij.
Youri Tielemans barazon shifrat në minutën e 44-të, pas asistit të Noussair Mazraoui. Pjesa e parë mbyllet 2-2.
Miqtë e fituan shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur avantazhin në minutën e 48-të. John McGinn tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli të Diogo Dalot brenda në zonë ndaj Alysson.
Në minutën e 53-të, Leon Goretzka shënon golin e katërt për miqtë, pas një aksioni që nisi nga goditja e dënimit.
Në shtesë ndodhi çmenduria e vërtetë. Fillimisht, në 90+2′ Joshua Zirkzee i futur si zëvendësues gjen golin dhe rihap shpresat për barazim për vendasit, pas asistit të Patrick Dorgu. Në minutën e fundit shtesë, Bruno Fernandes kroson nga goditja e këndit, Dorgu gjen golin e katërt dhe të barazimit, duke shënuar me kokë.
Sfida mbyllet përfundimisht 4-4, megjithatë “Djajtë e Kuq” vazhdojnë të jenë në ujëra të turbullta, duke u renditur në vendin e 18-të me 8 pikë. Aston Villa renditet në vendin e 10-të.
The post Ndeshje e çmendur në “Old Trafford”. Man. United zgjohet në shtesë dhe shpëton nga humbja (video) appeared first on Telesport.
