Manchester United vazhdon të përjetojë një sezon tejet të vështirë, megjithatë Michael Carrick nuk ka ndërmend të largohet nga posti i trajnerit të “Djajve të Kuq”. Pas një barazimi kaotik 4-4 kundër Aston Villa, trajneri anglez e përjashtoi kategorikisht mundësinë e dorëheqjes.

Skuadra e Manchester United aktualisht renditet në vendin e 18-të në Premier League, një pozicion tejet zhgënjyes. Kur u pyet nëse mund të largohej nga detyra, Carrick u përgjigj pa hezitim për Sky Sports, duke thënë: “Kjo nuk do të ndodhë.”

Trajneri 45-vjeçar pranoi sfidat me të cilat po përballet ekipi, duke qenë se kanë arritur vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e para të kampionatit. “E dini situatën, nuk kemi fituar mjaftueshëm ndeshje”.

“Por, unë jam plotësisht i përkushtuar për të vazhduar punën që kemi nisur duke u mbështetur te aspektet e shumta pozitive të shfaqura dje, duke korrigjuar disa gabime dhe duke u rikthyer te fitoret“, tha Carrick.

“Jemi ende në nëntor. Nuk më pëlqen situata në të cilën ndodhemi aktualisht, por kemi mundësitë për ta përmirësuar atë,” këmbënguli trajneri, duke hedhur poshtë idenë se United duhet ta konsiderojë veten tashmë të përfshirë në një betejë për të shmangur rënien nga kategoria.

The post Carrick nuk dorëzohet: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë, jemi ende në nëntor appeared first on Telesport.