Një 37-vjeçar nga Tetova ka ndërruar jetë në banesën e tij, ndërsa trupi është dërguar pa shenja jete në Spitalin Klinik të Tetovës.

Sipas informacioneve të MPB-së, të publikuara nga “Skopje1”, më 8 nëntor, në orën 16:35, Reparti i Mjekësisë Interne ka raportuar vdekjen e F.S. (37) nga Tetova.

Nga të dhënat fillestare rezulton se ai kishte ndërruar jetë në shtëpi. Në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune.

Këqyrjen e kanë kryer një ekip policor dhe një prokuror nga Prokuroria Themelore Publike e Tetovës. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes./Monitor.mk/