Nga 4-0 kundër Barcelonës tek 3-1 kundër Milanit. Stadiumi “Bernabeu” rezulton të jetë një tokë e pushtueshme, Real Madridi jeton një makth. Të gjithë janë në provë, lojtarë dhe trajner. Prandaj, Ancelotti është gjithashtu në syrin e kritikave. Shtypi iberik, veçanërisht ai katalanas, është i pamëshirshëm, pothuajse tallës.

Nuk mbetet pas as media tradicionale, ajo madrilene, e cila, përkundrazi, e vë theksin në dy ndeshjet e ardhshme europiane, ato jashtë shtëpisë kundër Liverpool-it dhe Atalantës, të cilat rrezikojnë të minojnë papritur ambiciet e kampionëve të Europës në fuqi për t’u kualifikuar direkt në 1/8 finale.

Duke qenë një format i ri, kuptohet se do të kishte surpriza ky Champions, sidomos faza e parë, ajo e grupit. Numrat, nëse jo edhe performancat, sigurisht që nuk janë në përputhje me vlerën aktuale të skuadrës merenguese.

Ndërkohë, renditja është krejtësisht e pakënaqshme: vetëm 6 pikë, me perspektivën që ndeshjet e mbrëmjes së mërkurë ta përkeqësojnë edhe më shumë. Më pas është analiza e rrugëtimit të deritanishëm: fitorja ndaj Stuttgartit, e arritur pas një pjese të parë emocionuese, disfata ndaj Lille, rikthimi provident ndaj Borussia Dortmundit dhe nokauti pa apel i së martës mbrëma.

Në pikëpyetje thuhet se janë të gjithë. Nga Bellingham te Vinicius deri te Mbappe, që konsideroheshin të paprekshëm, ose supozoheshin të ishin kështu. Edhe Ancelotti e sheh veten të hedhur pa mëshirë në bankën e të akuzuarve nga Milani i tij.

Qëndrimi mental dhe taktik i skuadrës së bardhë e vendosin atë nën akuzë. “Bernabeu” nuk fal, shtypi, edhe ai miqësor, reagoi i tërbuar të mërkurën. Real Madridi duket në një krizë totale.

 

 

The post Milani e shtyn në bankën e të akuzuarve Ancelottin, krizë totale dhe stuhi në kampin madrilen appeared first on Telesport.