Studenti dhe Partizani janë dy ekipet finaliste të Kupës së Federatës në volejboll për meshkuj. Në Farkë, janë luajtur të premten pasdite ndeshjet gjysmëfinale, ku emocionet e rivaliteti nuk kanë munguar.

Studenti fitoi 3-1 me përmbysje ndaj Erzenit, një ndeshje që nisi më mirë për shijakasit. Gjithsesi, kryeqytetasit arrijnë tyë rikuperojnë në setin e dytë, ndërsa në dy të tjerët kanë epërsi dhe e merituan fitoren.

Më i bukur derbi kryeqytetas, ku Partizani mundi 3-2 me përmbysje Tiranën. Edhe pse bardheblutë fituan dy setet e para, nuk arritën dot të triumfojnë. Partizani ‘zgjohet’ djhe fiton tri setet e tjera, duke dalë në finale

Gjysmëfinale-Meshkuj

Studenti – Erzeni, 3-1 (21-25, 25-23, 25-14, 25-19)

Partizani – Tirana, 3-2 (22-25, 21-25, 25-21, 25-14, 15-10)

Finale

Studenti – Partizani

The post Partizani përmbys Tiranën dhe shkon në finalen e Kupës së Federatës, fiton edhe Studenti appeared first on Telesport.