Trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka mbyllur përgatitjet për debutimin e kuqezinjve në këtë edicion të Ligës së Kombeve, me synimin e qartë për të kapur vendin e parë në grup. Italiani po i qëndron besnik filozofisë së tij: në formacion nuk vendosin emrat, por forma dhe gjendja e lojtarëve.
Mungesa e Armando Brojës dhe Nedim Bajramit në grumbullim ishte një nga vendimet që tërhoqi më shumë vëmendje, ndërsa edhe për sfidën e parë ndaj Bjellorusisë, Maran pritet të bëjë disa zgjedhje që mund të konsiderohen surprizuese.
Në portë pritet të jetë Etrit Berisha, ndërsa në qendër do të rreshtohet dyshja e konsoliduar Berat Gjimshiti-Ardian Ismajli. Në krahun e djathtë pritet Elseid Hysaj, edhe pse ende pa ekip, ndërsa në të majtë Maran duket se nuk do t’i besojë Mitajtq ë në fillim. Pilo parashikohet të jetë titullar në vend të Mitajt, duke u vlerësuar forma dhe minutat e aktivizimit të të dyve me klubet përkatëse.
Në mesfushë pritet dyshja Kristjan Asllani-Ylber Ramadani, me Ernest Muçin përpara tyre. Në krahun e majtë do të luajë Arbër Hoxha, në të djathtin Taulant Seferi, ndërsa në majën e sulmit pritet të jetë Rey Manaj.

The post Maran nuk pyet për emra, ul në stol titullarin e padiskutueshëm të mbrojtjes kuqezi appeared first on Telesport.
