Pavarësisht se është përfolur shpesh për një rinovim të mundshëm të kontratës aktuale, e cila skadon në qershor të këtij viti, Liverpool po punon për të gjetur një pasues të denjë për Virgil van Dijk.

Mediet angleze zbulojnë se objektivi kryesor i të kuqve është kroati i Brighton, Luka Vuskovic. 19-vjeçari është afirmuar shpejt si një nga mbrojtësit e rinj më premtues në futbollin anglez që nga mbërritja e tij te Brightoni.

Duke qenë se është nën kontratë deri në vitin 2031 me mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër, largimi i tij nga Brighton nuk do të jetë aspak i lehtë. Sipas raportimeve të ndryshme, Brighton ka lënë të kuptohet se do të heq dorë nga Vuskovic vetëm për një shifër që nis nga 100 milionë euro.

The post Liverpool zgjedh një 19-vjeçar për të zëvendësuar Van Dijk, kushton 100 milionë euro appeared first on Telesport.