Banka Popullore po i lehtëson gradualisht kufizimet për klientët e “Alta Bankës” Manastir. Nga sot, klientët mund ta përdorin sërish bankimin elektronik dhe atë mobil, brenda limiteve të përcaktuara, deri në 15 mijë denarë në javë për përdoruesit me kartela pagese dhe deri në 20 mijë denarë për dy javë për ata që nuk kanë kartela.
Nga nesër, me punë fillon edhe ekspozitura e bankës në qendrën tregtare “Biser” në Shkup. Vazhdojnë të punojnë edhe ekspoziturat në Manastir, Strumicë dhe Tetovë. Nga Banka Popullore thonë se po e ndjekin me kujdes gjendjen dhe po vazhdojnë aktivitetet për zgjerimin e qasshmërisë së shërbimeve. Banka funksionon nën administrim të përkohshëm, si masë mbrojtëse deri në zgjidhjen e çështjes së pronësisë.
