Atletico Madrid i dha fund serisë prej 6 fitoreve rresht në La Liga, pas humbjes së fundit 1-2 në “Metropolitano” ndaj Barcelonës, edhe pse “Colchoneros” shënuan të parët dhe duhet të thënë që dominuan takimin të paktën deri në minutën e 40-të.

Ylli i Atletico Madridit, Alex Baena, në një intervistë të fundit për “El Larguero” në “Cadena SER” theu heshtjen për të shprehur dhimbjen dhe zemërimin pas humbjes ndaj Barcelonës, pasi skuadra e tij shpërdoroi një mundësi të artë për t’u ngjitur në krye të La Ligës, pikërisht para ndërprerjes për ndeshjet e kombëtareve.

“Zhvilluam pjesën tonë më të mirë të parë në një kohë të gjatë dhe patëm raste shumë më të pastra se ata, por nuk i shfrytëzuam. Ne e meritonim të fitonim”, tha fillimisht Baena.

Kampioni i botës pranoi që kjo ndeshje e kishte lënë pa gjumë, për shkak të zemërimit të madh. “Nuk fjeta gjithë natën, sepse shkova në shtrat i zemëruar”, shtoi Baena.

The post “Nuk fjeta gjithë natën”, ylli i Atletico Madridit e përjeton keq humbjen ndaj Barcelonës appeared first on Telesport.