Christian Pulisic ka komentuar Real Madrid-Milan 1-3 në mikrofonat e ‘CBS’. Sulmuesi amerikan ishte protagonist i një paraqitjeje tjetër pozitive në ‘Bernabeu’: “Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për ne, ardhja këtu dhe marrja e fitores nuk është aspak e lehtë.

Real Madridi është historia e Champions League, ndërsa ‘Bernabeu’ është stadium i vështirë për çdo skuadër kundërshtare në botë. Të vinim e të luanim këtu, por dhe të fitonim pastër, përbën një natë shumë të veçantë për ne”.

Mendimet e Pulisic për pozicionin e tij të preferuar në fushë: “Është e vështirë për mua të zgjedh një pozicion, mund të luaj kudo në treshen sulmuese, pas qendërsulmuesit. Më pëlqen të ndihmoj skuadrën dhe të shënoj. Jam i gjithanshëm, nuk mund të them se cili është pozicioni im i preferuar”.

The post Pulisic nuk iu beson syve: Mundëm Real Madridin, i cili është vetë historia e Ligës së Kampionëve appeared first on Telesport.