Rikthimi i Raphinha-s në kombëtaren e Brazilit ka hapur një çështje delikate te Barcelona. Sulmuesi i Barcelonës është përfshirë nga Carlo Ancelotti për dy ndeshjet miqësore kundër Japonisë dhe Singaporit, më 14 dhe 17 nëntor.
Duke qenë se Raphinha sapo është rikthyer nga dëmtimi, frika te Barcelona është shumë e madhe për ndonjë dëmtim të ri apo probleme të tjera fizike.
Por, sipas asaj që zbulon Globo, ka një koordinim paraprak, më saktë një lloj marrëveshje mes klubit katalanas dhe federatës kombëtare braziliane për të menaxhuar minutat e sulmuesit, me qëllim shmangien e një dëmtimi të ri që mund të prishë llogaritë e të gjithëve.
The post Barcelona dhe Federata Braziliane hartojnë një plan të veçantë për të mbrojtur Raphinha-n appeared first on Telesport.
