Manchester United është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Mauricio Pochettino, i cili mund të bëhet trajneri i ri i ekipit, nëse klubi vendos të shkarkojë Michael Carrick.

Pochettino, aktualisht trajner i kombëtares së Amerikës, shihet si pasuesi i mundshëm i Carrick, ndërsa United po përgatitet për një ndarje të mundshme.

Carrick u paraqit në qendrën stërvitore të United në Carrington të mërkurën në mëngjes, rreth orës 07:45, pak para se të bëhej e ditur se bisedimet me Pochettino kanë avancuar ndjeshëm.

Sipas “Sky Sports News”, United do të duhet të paguajë rreth 7 milionë paund për të liruar Pochettino nga kontrata e tij e saponënshkruar me Amerikën, por kjo nuk mendohet të jetë problem për klubin.

Mësohet se Pochettino është i gatshëm të marrë drejtimin, nëse United vendos përfundimisht të ndryshojë trajnerin, një skenar që mbetet mjaft i mundshëm. Për momentin, ai pritet të drejtojë SHBA në ndeshjen kundër Haitit, të shtunën.

Ndërsa Carrick ndodhet në Manchester, drejtuesit kryesorë të United pritet të marrin një vendim për të ardhmen e tij gjatë një takimi në Monako, orët në vijim.

Drejtori Ekzekutiv Omar Berrada dhe drejtori i futbollit Jason Wilcox kishin planifikuar tashmë një takim me bashkëpronarin Sir Jim Ratcliffe, për të shqyrtuar ecurinë e klubit në fillim të sezonit.

Megjithatë, duke qenë se United ndodhet në zonën e rënies nga kategoria, pas fillimit më të dobët në kampionat në 40 vitet e fundit, e ardhmja e Carrick është gjithnjë e më e pasigurt dhe ka gjasa të jetë çështja kryesore në rendin e ditës.

Berrada dhe Wilcox duhet t’i paraqesin rekomandimin e tyre Ratcliffe, i cili kontrollon operacionet sportive në “Old Trafford”, përpara se të merret një vendim përfundimtar lidhur me Carrick.

The post E fundit!!! “Lamtumirë Carrick”, drejtuesit e United marrëveshje me trajneri e ri, sot takimi me Ratcliffe për të vendosur gjithçka appeared first on Telesport.