“Inter dëshmoi se është në një nivel më të lartë. Duhet ta pranojmë këtë fakt dhe t’i kthehemi punës, me kokën ulur”.

Është kjo deklarata e dhënë nga trajneri i Como, Cesk Fabregas, me skuadrën që ka rinisur përgatitjet pas humbjes ndaj Inter në Serie A.

“Nuk e nisëm mirë ndeshjen, gabuam në disa pasime dhe humbëm pak besim. Ndoshta kjo vjen edhe nga fakti se kjo ishte ndeshja jonë e nëntë në 26 ditë, por ne duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë”, tha më tej trajneri spanjoll.

“Jemi në një rrugëtim të ri dhe do ta kishim pranuar me kënaqësi situatën ku ndodhemi tani. Pritshmëritë e mia gjithashtu po rriten, por sot nuk është momenti për të kritikuar askënd”, tha Fabregas.

Në fund, ai tha: “Nuk kam për të kritikuar askënd. Përkundrazi, duhet t’i falënderojmë djemtë tanë për atë që po bëjnë, pa kërkuar asnjë justifikim“.

The post Fabregas: Inter është në një nivel më të lartë, s’jemi mësuar të luajmë 9 ndeshje në 26 ditë appeared first on Telesport.