Një 54-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga një automjet në Kumanovë. Shoferi është larguar nga vendi i aksidentit, por është gjetur pak më vonë në afërsi.

Sipas policisë, aksidenti është raportuar më 11 nëntor 2026, rreth orës 13:05, në kryqëzimin e rrugëve “Vëllazërim-Bashkim” dhe “Done Bozhinov”.

Automjeti “Volkswagen Passat” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.V. (76) nga fshati Nagoriçan i Vjetër, ka goditur këmbësoren V.A. (54) nga Kumanova.

Lëndimet e rënda të gruas janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Një ekip i SPB Kumanovë ka kryer këqyrjen në vendngjarje. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

**/Monitor.mk**