Italia ka fituar 3-1 ndaj Francës në sfidën e luajtur në “San Siro”, e parafundit në grup për Ligën A, në Ligën e Kombeve. Sfida u zhbllokua që në minutën e 10-të, ku pas një gabimi të pafalshëm të Gigio Donnarumma, ishte Michael Olise që dërgoi topin në rrjetë.
Barazimi i “Axurrëve” do të vinte në minutën e 26-të, me golin e shënuar nga Francesco Pio Esposito, pas asistit të Nicolo Cambiaghi. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Në minutën e 60-të, Sebastian Esposito gabon nga pika e bardhë e penalltisë, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit, por italianët do të gjenin golin vetëm tre minuta më pas me Davide Frattesi, pas një super asisti të Federico Dimarco.
Në minutën e 75-të, Pio Esposito shënon golin e tretë për Italinë, pas një faulli të Upamecani brenda në zonë. Pas fitores 3-1, Italia kryeson grupin me 10 pikë po aq sa Franca. Ndjek Belgjika me 9 pikë dhe Turqia me 0 pikë. Në sfidat e fundit në grup, Italia do të luajë në transfertë ndaj Belgjikës, Franca do të presë Turqinë.
The post Italia “spektakël” ndaj Francës, gjithçka do të vendoset në sfidat e fundit (video) appeared first on Telesport.
