Shqipëria ka fituar 2-0 ndaj Finlandës, në sfidën e luajtur në “Air Albania”, e parafundit në grup për Ligën C, në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë rrezikojnë që në minutën e parë më një zbritje të shpejtë në fushën kundërshtare, ku Qazim Laçi kishte një shans ideal për të gjetur golin, pas pasimit të Stavro Pilos, por goditja ishte e dobët.

Në minutën e 10-të, për fatin e mirë të kuqeiznjve goditja me kokë e Kallman, nuk përfundon në kuadrat. Në minutën e 22-të, Asllani provon të shënojë një gol spektakolar, por pritja e portierit finlandez ishte vërtet spetakolare.

Në minutën e 33-të, sërish Asllani provon të gjejë golin me një goditje të bukur, por Lukas Hradecky thotë sërish “jo” me pritjen e tij.

Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të, ku Ernest Muçi shënoi një gol tejet të bukur me një goditje spektakolare me të djathtën brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Shqipërinë.

Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë pjesën e dytë, duke shënuar golin e dytë në minutën e 50-të, me Rei Manaj, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Elseid Hysaj.

Në minutën e 67-të, finlandezët mbeten me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Miro Tenho, pas ndërhyrjes shumë të rrezikshme ndaj Muçit.

Shqipëria fiton 2-0 dhe kryeson grupin me 12 pikë pas 5 ndeshjes. Në sfidën e fundit, kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Bjellorusisë, ku do të mjaftonte një pikë për ta mbyllur në vend të parë. Bjellorusia fitoi 0-2 në transfertë ndaj San Marinos dhe numëron 10 pikë. Ndeshjet e fundit në grup do të luhen më 15 nëntor.

SHIKOGOLINEMUCIT

SHIKOGOLINEMANAJ

The post Shqipëria bën detyrën ndaj Finlandës, i mjafton vetëm një pikë në sfidën e fundit (video) appeared first on Telesport.