Flamurtari fitoi thellë 97-56 ndaj Tiranës në basketboll për femra, në takimin e vlefshem për javën e 6-të të Superligës, luajtur në “Fahrie Hoti”.

Ndonëse pritej një përballje më e fortë, pasi bardheblutë patën fituar në Vlorë ndeshjen e parë, fusha tregoi të kundërtën, me vlonjatet që u hakmorrën.

Që në periodën e parë Flamurtari shkëputet 22-11 dhe e thellon diferencën. Tirana përpiqet të reagojë në periodën e tretë, por pa forcën e duhur.

Në 10-minutëshin e fundit Flamurtari shkëputet edhe më shumë falë 43 pikëve të Nya Morris, një përbindësh në fushë.

Pa shumë probleme fiton edhe Studenti, që në “Asllan Rusi” triumfoi 101-57 ndaj Sopoti Eagles. Kryeqytetaset u shkëputën që në fillim, ndeshje ku u dallua Megi Spahiu, që realizoi 32 pikë.

Superliga-Femra, java e 6-të

Tirana – Flamurtari, 56-97

Studenti – Sopoti Eagles, 101-57

Partizani – Vllaznia, 18 nëntor

Renditja: Flamurtari 11 pikë, Tirana 11 pikë, Vllaznia 8 pikë, Studenti 8 pikë, Partizani 7 pikë, Sopoti Eagles 6 pikë.

The post Flamurtari hakmerret ndaj Tiranës dhe merr kreun e Superligës, Studenti mund sërish Sopotin appeared first on Telesport.