Portugalia do të presë sonte Danimarkën në ndeshjen e pestë në grup në Ligën e Kombeve. Pas tërheqjes së Cristiano Ronaldos dhe mungesës së Rafael Leao për shkak dëmtimi, kureshtja ka qenë e madhe se kush do ta veshë fanellën me numrin 7, sfidën e sotme.

Portugalia ka vendosur që fanellën me numrin 7 t’ia japë Carlos Forbs, anësorit të Club Brugge. Forbs do ta mbajë numrin 7 kundër Danimarkës, por kjo nuk do të thotë se fanella do t’i mbetet atij përgjithmonë. Sipas medies portugeze A Bola, Rafael Leão është kandidati kryesor për ta trashëguar këtë numër nga Cristiano Ronaldo.

Ronaldo i dha fund karrierës së tij ndërkombëtare në fillim të nëntorit, pas 23 vitesh në fanellën e Portugalisë.

The post Mungon Leao, Portugalia befason me lojtarin e zgjedhur për të veshur fanellën me numrin 7 appeared first on Telesport.