Brazili u mund me një gol në minutat e fundit 3-2 nga Japonia në miqësoren e sotme të luajtur në Singapor. Goli i fundit i aziatikëve ngjalli pakënaqësi të shumta te pesë herë kampionët e botës.

Raphinha dhe trajneri Carlo Ancelotti u ndëshkuan të dy me karton të kuq për shkak të protestave lidhur me golin e fitores për Japoninë, i cili erdhi pas një faulli ndaj João Gomes, gjë që acaroi brazilianët.

Por, pavarësisht kartonit të kuq të marrë sot dhe mungesës së tij në miqësoren e ardhshme, ndaj Singaporit më datë 17, Brazili ka vendosur të mos lejojë Raphina-n të rikthehet para kohe te Barcelona.

Deri tani nuk ka ende një reagim zyrtar nga ana e klubit katalanas pas këtiji vendimi disi të habitshëm të marrë nga Federata Braziliane.

The post Raphinha u ndëshkua me karton të kuq, Brazili befason Barcelonën me vendimin e marrë për sulmuesin appeared first on Telesport.