Fituesi i “Golden Boy” 2026, Pau Cubarsi, ka përzgjedhur tre futbollistët mbrojtës që kanë ndikuar në ngritjene tij të shpejtë drejt majave të futbollit, ku tashmë është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te Barcelona.

Dy prej emrave të përzgjedhur nga Cubarsi nuk janë edhe aq surprizë, Carles Puyol dhe Gerard Pique, duke qenë se bëhet fjalë për dy legjenda të Barcelonës dhe Spanjës, por befasi mund të quhet emri i tretë, Virgil Van Dijk.

“Carles Puyol e adimiroj për mbrojtjen e tij të ashpër, mentalitetin luftarak, lidershipin dhe karakterin në fushë. Gerard Pique e admiroj për aftësinë e tij në zotërimin e topit, elegancën, inteligjencën dhe rolin në ndërtimin e aksioneve nga prapavija.

Virgil van Dijk, është një frymëzim i kohëve moderne për gjakftohtësinë dhe dominimin e tij si mbrojtës qendror”, tha Cubarsi në intervistën për The Athletic.

The post Cubarsi zgjedh tre mbrojtësit që i sheh si model dhe befason me përgjigjen e tij appeared first on Telesport.