Kanë përfunduar ndeshjet e fundit për grupin 1 në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Në grupin 1, Franca fitoi 2-1 ndaj Turqisë, në sfidën e luajtur në Bordo. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. “Gjelat” gjetën avantazhin falë autogolit të Emir Topcu në minutën e 52-të dhe golit të Eli Junior Kroupi në minutën e 80-të. Për sulmuesin e Bournemouth ky është goli i parë me kombëtaren e madhe të Francës. Abdulkerim Bardakci shënoi golin e vetëm për turqit në fund të kohës së rregullt.
Në sfidën tjetër, Belgjika fitoi 4-1 ndaj Italisë. “Axurrët” kaluan të parët në avantazh në minutën e 11-të, me golin e shënuar nga Francesco Pio Esposito, pas asistit të Michael Kayode. Reagimi i belgëve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat në minutën e 15-të, me golin e shënuar nga Maxim De Cuyper, pas një aksioni të gjatë.
Në minutën e 21-të, Nathan Ngoy shënoi golin e dytë për belgët pas një aksioni të nisur nga goditja e këndit dhe pas një rrëmuje në zonë. Jeremy Doku shënoi golin e tretë në minutën e 26-të. Pjesa e parë mbyllet 3-1 për belgët.
Në minutën e 81-të, Diego Moreira shënon golin e katërt për belgët, pas asistit të Kevin De Bruyne. Francesco Esposito humbet penalltinë në fund. Belgjika fiton 4-1.
Franca e mbyll grupin në vend të parë me 13 pikë. Belgjika në vend të dytë me 12 pikë. Italia e treta me 10 pikë dhe Turqia e fundit me 0 pikë. Franca dhe Belgjika sigurojnë biletën për në çerekfinale.
Italia dhe Turqia do të presin renditjen përfundimtare në Ligën A, për të mësuar nëse do vazhdojnë të qëndrojnë në këtë ligë, apo do të luajnë në play-off.
The post Belgjika dhe Franca nuk lënë vend për surpriza, Italia mjaftohet me vendin e tretë në grup (video) appeared first on Telesport.
