Një avion i ushtrisë serbe është rrëzuar në zonën mes Pazovës së Re dhe Pazovës së Vjetër, ndërsa sipas televizionit publik serb RTS, piloti ka humbur jetën. Mediat në Serbi spekulojnë se bëhet fjalë për një avion luftarak të tipit MiG-29.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje janë dërguar ekipe të zjarrfikësve, autoambulanca, policia dhe pjesëtarë të Policisë Ushtarake, të cilët kanë siguruar zonën.

Shkaqet e rrëzimit ende nuk dihen. Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas njoftimit zyrtar të autoriteteve kompetente dhe përfundimit të hetimeve. Kështu raportojnë mediat në Beograd.