Një 42-vjeçar nga Shkupi është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua 59-vjeçare brenda një autobusi në zonën e Butelit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 15 nëntor, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Zyrtarët policorë kanë ndaluar D.M. (42), duke vepruar pas denoncimit se kishte sulmuar V.K. (59).

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzimi përkatës, njofton policia. /Monitor.mk/