Jürgen Klopp ka zbuluar se kishte tentuar ta transferonte Marc-André ter Stegen te Liverpool gjatë kohës kur drejtonte skuadrën angleze. “Gjithmonë e kam konsideruar një portier të jashtëzakonshëm dhe kam dashur ta merrja te Liverpool, por ai preferoi Barcelonën. Nuk i mbaj mëri”, – deklaroi trajneri gjerman në një intervistë për ARD.
Në moshën 34-vjeçare, Ter Stegen ka mundësinë të bëhet më në fund portieri titullar i Gjermanisë, pas më shumë se një dekade në hijen e Manuel Neuerit. Klopp e vlerëson për “kombinimin e përvojës dhe cilësisë”. Me 47 ndeshje për kombëtaren, ai është aktualisht përpara Alexander Nübel dhe Jonas Urbig në hierarkinë e portierëve.
Huazimi tek Ajax i ka dhënë mundësinë të rikthejë protagonizmin, pasi te Barcelona humbi vendin e titullarit, veçanërisht pas ardhjes së Joan Garcias në vitin 2025. Ter Stegen mbrojti portën katalanase për një dekadë, fitoi disa trofe, përfshirë çmimin “Ricardo Zamora”, por dëmtimet ndikuan në humbjen e statusit të tij.
Kontrata me Barcelonën i përfundon më 30 qershor 2028. I pyetur për të ardhmen, ai u shpreh: “Jemi vetëm në nëntor, ndaj nuk mund të them ende çfarë do të ndodhë në verë”.
The post Klopp zbulon prapaskenat: E kërkova Ter Stegen te Liverpool përpara se të merrja Alisson appeared first on Telesport.
