Dani Alves i është përkushtuar jetës së re si predikues dhe ligjërues ungjillor, pas daljes nga burgu në vitin 2024 dhe shpalljes së pafajshëm në vitin 2025 për akuzën e sulmit seksual ndaj një të reje në Barcelonë.

Ish-futbollisti brazilian, i cili luajti për Sevilla dhe Barcelona, u arrestua në janar 2023. Pas 14 muajsh në burg, më 25 mars 2024, fitoi lirinë me kusht, kundrejt garancisë prej një milion eurosh. Një vit më vonë, Gjykata e Lartë e Katalonjës e shpalli të pafajshëm dhe anuloi dënimin.

Alves, i cili në rrjetet sociale prezantohet si “DaniEL” dhe e cilëson veten “dishepull të Jezus Krishtit”, është aktiv në kishën “Elim Girona”. Megjithatë, ende nuk është shuguruar pastor.

Dani Alves' radical conversion as an evangelical preacher: “In prison, Christ set me free” | MARCA

Në një mesazh në Instagram, ai shkroi: “Kam jetuar 40 vite i burgosur, por ishte pikërisht burgu ku u çlirova vërtet. Sot mund ta them me bindje: nuk jam i lirë sepse dola nga burgu, por sepse Jezusi më shpëtoi nga mëkati”.

Deklarata shkaktoi reagimin e bashkëshortes së tij, modeles Joana Sanz, me të cilën është në proces divorci: “Çfarë pafytyrësie të thuash publikisht se i vetmi që të qëndroi pranë ishte Jezusi! Të vizitova, megjithëse e gjithë bota ishte kundër meje dhe më duhej të përballoja vëmendjen mediatike për tituj që nuk më përkisnin. Shpenzova paratë e mia për të paguar faturat dhe borxhet e tua”.

🚨⛪️ Dani Alves has become a PREACHER in a CHURCH in Girona. His message to the congregation is: "You have to have faith in God. I am proof of that. I made

Ja mesazhi i plotë i Dani Alves në Instagram:

“Kam jetuar 40 vite i burgosur, por ishte pikërisht burgu, vendi ku u çlirova vërtet. Kalova 40 vite i lidhur me zinxhirë pas mëkatit, gabimeve të mia, vendimeve dhe një jete që nga jashtë mund të dukej e lirë, por që brenda ishte e mbushur me pranga.

Dhe pikërisht në burg njoha Jezusin. Atje kuptova se mund të isha pas hekurave dhe, megjithatë, të përjetoja një liri që nuk e kisha njohur kurrë më parë. Jezusi këputi zinxhirët që askush nuk mund t’i shihte.

Sot mund ta them me bindje: nuk jam i lirë sepse dola nga burgu, por sepse Jezusi më çliroi nga mëkati. Sepse liria e vërtetë nuk varet nga vendi ku ndodhen këmbët e tua, por nga ai që sundon zemrën tënde. E njoha Jezusin në burgun tim dhe… pikërisht aty gjeta lirinë”.

The post Dani Alves thotë se ka “rilindur”: Kam jetuar 40 vite i burgosur, jam i lirë sepse Jezusi më shpëtoi nga mëkati appeared first on Telesport.