Argjentina shkëlqeu në një ndeshje miqësore të zhvilluar gjatë natës kundër Kosta Rika. Skuadra e trajnerit Lionel Scaloni, e cila tashmë luan pa Messi, shkatërroi ekipin e Amerikës Qendrore me rezultatin 7–0.

Fitorja pati një “aromë të theksuar italiane”, pasi si Nico Paz (Como), ashtu edhe Mastantuono (Fiorentina), shënuan nga dy gola secili.

Edhe Julian Alvarez realizoi dy herë, ndërsa Mac Allister shtoi një gol në llogarinë e tij. Një ndeshje e mirë për argjentinasit, që po nisin një epoke të re pas Kupës së Botës.

The post Argjentina e pamëshirshme ndaj Kosta Rika, fiton thellë 7-0 në miqësore appeared first on Telesport.