
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën shtetërore D1, në vendin Blagaj, pranë Slunjit, në Kroaci.
Nga policia njoftuan se raportimin për aksidentin e kanë marrë në orën 06:10. Në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe dy automjete të pasagjerëve.
Përveç tre personave që humbën jetën, edhe dy persona të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Qarkullimi në rrugën D1 është ndërprerë, ndërsa automjetet po devijohen nëpër rrugët alternative përreth.
Policia është duke kryer hetimet në vendin e ngjarjes.
