Ish-kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, sot drejtues i klubit bardhezi, ka rrëfyer rrugëtimin e tij 17-vjeçar në Torino, mes vështirësive dhe sukseseve të jashtëzakonshme:
“Mbërrita në vitin 2004, kalova një sezon huazim dhe më 2005-2006 fitova menjëherë titullin kampion me Juventusin. Gjithçka dukej e lehtë, por më pas për 6 vite nuk fituam asgjë. Patëm edhe disa rezultate të mira, por përfunduam dy herë radhazi në vendin e shtatë. Mund ta imagjinoni presionin në klubin më të titulluar të Italisë.
Më pas nisëm serinë e 9 titujve radhazi. Isha me shumë fat që u gjenda në atë klub në atë periudhë dhe që qëndrova aty për 17 vite rresht. Nuk është thjesht çështje besnikërie, por të ndihesh pjesë e një familjeje.
Në disa momente të vështira mora oferta, por isha aq me fat që luaja te Juventusi, saqë nuk arrija të largohesha. Do të më kishte pëlqyer të udhëtoja dhe të njihja kultura të reja, por jeta ime ishte aty.
Lamtumira ishte shumë e vështirë. Vendosa të tërhiqesha ndërsa ende luaja në nivel të lartë, duke u aktivizuar në rreth 50-60 për qind të ndeshjeve. E ndjeva se kishte ardhur momenti të largohesha”.
The post Chiellini dhe një jetë te Juventusi: Nuk e mendova kurrë largimin, isha tepër me fat për që… appeared first on Telesport.
