“Z. Putin nuk është miku ynë dhe as nuk do të jetë ndonjëherë”, tha kryeministri polak Donald Tusk pasi Donald Trump iu referua udhëheqësit rus si të tillë. 

Megjithëse theksoi se nuk i takonte të komentonte mbi gjuhën diplomatike të presidentit amerikan. Tusk tha se shprehja “miku i një miku është edhe miku im” nuk vlente në këtë rast.

“Z. Putin nuk është miku ynë, as nuk do të jetë ndonjëherë”, tha Tusk.

Deklaratën, Tusk e bëri përpara takimit me aletët e ukrainës në Berlin ku ndër të tjera ishin në diskutim përfshirja e Evropës drejtëpërdrejtë në negociatat e paqes mes Moskës dhe Kievit si dhe kërkesat e dy vendeve.

Më tej kryeministri polak, një nga vendet me të cilat Uashingtoni ka ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera gjatë administratës Trump, tha se bashkëpunimi i sigurisë SHBA-Poloni ishte “kundër kërcënimeve të mundshme ruse” dhe mbështeti përsëri një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Poloni.

Tusk lajmëroi se do të vizitojë Ukrainën në fillim të muajit të ardhshëm.