Ish-mesfushori Paul Ince ka kritikuar drejtuesit e Manchester United për strategjinë që kanë ndjekur në merkato, gjë që ka sjellë situatën në të cilën ata ndodhen aktualisht, ku janë në “garë” për të mos rënë nga Premier League.

Ince ka kritikuar ashpër drejtuesit e klubit për vendimin e tyre për të afruar Andrey Santos nga Chelsea për 50 milionë paundë gjatë verës së fundit.

“Pse shpenzuan 50 milionë paundë për Santos? Janë 50 milionë paundë të shkuara dëm. Mund t’i kishin investuar ato në mbrojtje ose të kishin blerë një sulmues. Ata e kanë Kobbie Mainoo, i cili ka nevojë të zhvillohet. Ai duhet të luajë, jo Santos.

Që kur u largua Sir Alex Ferguson, situata ka qenë një katastrofë e vërtetë. A do të donte çdo lojtar në botë të vinte te United? Jo, sepse atje gjithçka është në kaos, një rrëmujë e vërtetë”, tha Ince në një intervistë të fundit për The Sun.

The post “50 milionë paundë të shkuara dëm. Që kur u largua Sir Alex Ferguson, situata te Man. United ka qenë një katastrofë e vërtetë” appeared first on Telesport.