Në një intervistë të fundit për Il Corriere della Sera, Andrea Ranocchia ka rikujtuar momentet e mira dhe të këqija të kohës së tij te Inter. Ish-kapiteni ka zbuluar edhe një prapaskenë të ndodhur në vitin 2024, kur e kërkonte Juventus.
“Fitimi i titullit të Serisë A në vitin 2021 e mbylli ciklin tim tek Inter në mënyrën më të mirë. Ai sezon, në të cilin fituam titullin, përmblidhte të gjithë historinë time: nga vështirësitë e deri te rikthimi im i fuqishëm.
Në ato momente, m’u kujtua diçka që Dejan Stankovic më kishte thënë vite më parë. Në vitin 2014, Juventusi më kërkonte. Në atë kohë fola me Chivu, Materazzidhe, sigurisht, me Dekin (Dejan Stankovic), i cili më tha: ‘Në Torino mund të fitosh 10 tituj të Serisë A, por do të jetë klubi ai që i ka fituar. Nëse fiton një titull kampionati me Interin, do të mbahesh mend përgjithmonë’. Ai kishte të drejtë”, zbuloi Ranocchia.
The post “E refuzova Juventusin për shkak të diçkaje që tha Stankovic”, ish-kapiteni i Interit zbulon prapaskenën e bujshme appeared first on Telesport.
