Erërat e forta që përfshinë Tetovën mbrëmjen e së enjtes kanë shkaktuar dëme materiale. Në fotografinë e siguruar nga Monitor.mk shihen degë të mëdha të rëna mbi rrugë. Në qytet raportohet se era ka rrëzuar edhe çatinë e një shtëpie.

Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftoi se pemë kanë rënë edhe në rrugën rajonale Tetovë–Shkup, ku ekipet po punonin për pastrimin e rrugës. Në nyjën rrugore të Gostivarit, ekipet kanë larguar nga rruga një semafor dhe një shtyllë ndriçimi që ishin rrëzuar nga era.

Përmasat e dëmeve në Tetovë ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Deri në momentin e publikimit nuk ka raportime për të lënduar në qytet.