Aktivistja suedeze për mbrojtjen e klimës dhe mjedisit, Greta Thunberg, i është bashkuar protestës në Tiranë, e cila po zhvillohet prej 173 ditësh në kuadër të të ashtuquajturit “Revolucioni Flamingo”. Ajo tha se populli shqiptar ka treguar rezistencë ndaj shkatërrimit të natyrës, korrupsionit dhe asaj që e cilësoi si shitje të vendit te fuqitë imperialiste. Thunberg gjithashtu akuzoi policinë dhe shtetin për dhunë dhe shtypje ndaj protestuesve, duke theksuar se bota qëndron në solidaritet me “Revolucionin Flamingo”.

“Ne aktualisht jemi në Tiranë, në Shqipëri, në ditën e 173-të të protestës së vazhdueshme gjatë Revolucionit Flamingo. Populli shqiptar ka treguar se si duket rezistenca ndaj shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit të tyre te fuqitë imperialiste, dhe të ngrihesh kundër dhunës dhe korrupsionit shtetëror. Dhe vetëm duke ushtruar të drejtat e tyre themelore dhe lirinë për të protestuar, protestuesit janë përballur me dhunë dhe shtypje të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin Flamingo dhe po ndjek atë që po ndodh”, u shpreh aktivistja Greta Thunberg.