Faza e ligës në edicionin 2026/27 të “Nations League” ka përfunduar, duke përcaktuar 8 kombëtaret që do të vazhdojnë garën për trofeun. Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda, Anglia, Spanja, Portugalia dhe Norvegjia kanë siguruar një vend në çerekfinale. 4 fituesit e grupeve të Ligës A janë Franca, Gjermania, Anglia dhe Portugalia, ndërsa Belgjika, Holanda, Spanja dhe Norvegjia u kualifikuan si skuadrat e dyta të grupeve përkatëse.

Shorti për çerekfinalet dhe ndeshjet e tjera të fazës eliminatore është hedhur sot në Nyon të Zvicrës, duke përcaktuar edhe rrugëtimin drejt finales. Çerekfinalet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, në periudhën 25-30 mars 2027. 8 kombëtaret do të luftojnë për 4 biletat e turneut final, i cili do të zhvillohet nga 9 deri më 13 qershor 2027.

Çerekfinalet:
Spanjë – Francë
Norvegji – Angli
Holandë – Portugali
Belgjikë – Gjermani

Shorti përcaktoi edhe rrugën drejt finales. Fituesja e Holandë-Portugali do të përballet me fituesen e Spanjë-Francë, ndërsa fituesja e Belgjikë-Gjermani do të ndeshet me fituesen e Norvegji-Angli.

“Play off”-et, Liga A/B:
Bosnjë-Hercegovinë – Danimarkë
Hungari – Serbi
Republika e Irlandës – Kroaci
Slloveni – Uells

“Play off”-et, Liga B/C:
Qipro – Maqedoni e Veriut
Estoni – Rumani
Ishujt Faroe – Gjeorgji
Bjellorusi – Izrael

Katër fitueset e çerekfinaleve do të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën finale të kompeticionit, ku do të përcaktohet fituesja e edicionit 2026/27.

The post “Nations League”, përcaktohen 4 çerekfinalet dhe “play off”-i për ngjitjen apo rënien nga njëra ligë në tjetrën appeared first on Telesport.