Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, ka prezantuar një nismë për zgjerimin ndërkombëtar të klubit dhe afrimin me miliona tifozë në mbarë botën. Ai bëri të ditur se po punohet për një platformë që do t’u mundësojë tifozëve në Indi të ndjekin falas ndeshjet më të rëndësishme të skuadrës së bardhë, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
“Një tifoz i Real Madridit në Xhakartë apo São Paulo mund të ketë 20 vite që i ndjek ndeshjet tona në mes të natës, por për klubin mbetet krejtësisht i panjohur. Kjo nuk është normale dhe do të marrë fund. Po punojmë për një program që do të na lejojë të njohim çdo tifoz, kudo në botë”, – deklaroi Pérez.
Duke shpjeguar projektin për Indinë, ai solli shembullin e një adoleshenti nga Mumbai: “Imagjinoni një 15-vjeçar në Mumbai që do të mund t’i shohë ndeshjet falas, kur të dëshirojë. Dhe jo si tani, në një faqe pirate dhe me cilësi të dobët. Për herë të parë, ai do ta dijë se klubi i tij ekziston”.
Kjo nismë synon të zgjerojë audiencën ndërkombëtare të Real Madridit dhe ta bëjë skuadrën më të aksesueshme për tifozët në tregje të mëdha si India.
The post Florentino Pérez paralajmëron futboll falas: “Imagjinoni një tifoz 15-vjeçar në Mumbai…” appeared first on Telesport.
