Skiatorja shqiptare Lara Colturi fitoi garën e sllallomit zhvilluar sot në pistën e Gurgl, në Austri. Ky është suksesi i parë në karrierë në një garë të Kupës së Botës për Colturi dhe sportin shqiptar. Një paraqitje e shkëlqyer e skiatores 20-vjecare shqiptare, që arrin një rezultat historik.

Pas dy vendeve të dyta në dy garat e para sezonale, Colturi ia del mbanë të triumfojë në garën e tretë, duke bërë mrekullinë në pistë. Lot gëzimi për skiatoren kuqezi pas garës, që kryeson edhe renditjen e përgjitshme të Kupës së Botës për femra në ski.

Pas zbritjes së parë, Colturi dha kohën 51”94 dhe u rendit përkohësisht e dyta, ndërsa në zbritjen e dytë dha kohën 53”53. Kështu, pas dy zbritjesh, me kohën e përgjithshme 1’45”47 ajo renditet e para në renditje, duke bërë mrekullinë dhe duke lënë pas të gjitha rivalet (Sara Hector e dyta me +27 të mijëtat).

Një garë dhe fitore për t’u mbajtur mënd si për Colturi ashtu dhe sportin shqiptar, që kurrë më parë nuk kishte arritur një fitore në garat e Kupës së Botës. Një punë e jashtëzakonshme e skiatores kuqezi e stafit të saj, që bënë ëndërr një realitet, që pritet të vazhdojë gjatë.

Pas dy vendeve të dyta në pistat e Soelden dhe Levi, Colturi ia doli mbanë të triumfojë sot në Gurgl, me lot gëzimi dhe emocione të mëdha për një skiatore që premton shumë për të ardhmen. Një fitore që është frut i një punë të jashtëzakonshme.

The post Historike!!!! Lara Colturi triumfon në garën e sllallomit në pistën e Gurgl, suksesi i parë shqiptar në Kupën e Botës appeared first on Telesport.