
Polonia akuzoi dje Rusinë për shkeljen e hapësirës së saj ajrore me atë që beson se ishin dy raketa dhe një dron.
Sot, sekretari i përgjithshëm i NATO-s deklaroi se ai “mund të garantojë që NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak”, raportoi Agjencia Polake e Shtypit (PAP).
Rutte tha se komandanti i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Alexus Grynkewich, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të identifikuar çdo kërcënim ndaj kapaciteteve të mbrojtjes dhe parandalimit.
Ai shtoi se gjenerali do të zbatojë përshtatjet e duhura, nëse do të jetë e nevojshme, shkruan SkyNews,
