Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është organizuar një ceremoni solemne me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, transmeton TV21.
Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, theksoi se kjo datë simbolizon një nga momentet më të rëndësishme të historisë, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Ferati mes tjerhash theksoi se alfabeti dhe gjuha shqipe janë vlera që i bashkojnë shqiptarët dhe që duhet të ruhen e t’u përcillen brezave të ardhshëm.
“Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u organizua një ceremoni solemne me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një datë që simbolizon një nga momentet më të rëndësishme të historisë, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Si ministër i marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, pata fjalë rasti në këtë ceremoni dhe, së bashku me kolegët ministra, të shënojmë rëndësinë e gjuhës shqipe dhe të alfabetit tonë, si vlera që na bashkojnë dhe që duhet t’i ruajmë e t’ua përcjellim brezave të ardhshëm”, u shpreh Agon Ferati – ministër për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive.
