Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, kërkon të lërë pas krahëve barazimin 2-2 ndaj Newcastle në Premier League. Ai kërkon që skuadra të përqendrohet të ndeshja e së martës në Champions League ndaj Borussia Dortmund.

“Mendoj se ndaj Newcastle, në nivel individual, kemi pasur paraqitje të shkëlqyera për 70 minuta, por në këtë nivel kjo nuk mjafton. Ky nivel kërkon përqendrim për 96 minuta, përveç rasteve kur udhëheq me 3-4 gola”, tha Arteta.

“Ky është hapi i radhës që duhet të hedhë ky ekip, duke nisur nga ndeshja e radhës. Na presin ndeshje të mëdha kundër kundërshtarëve shumë të fortë e cilësorë, por mezi i presim. Kjo është ajo që duam në këtë nivel”, shtoi spanjolli.

“Tani duhet të rikuperohemi, sepse të martën na pret Dortmund, një ekip i jashtëzakonshëm. Ndaj, na duhet të sigurohemi që jemi gati e të përgatitur për t’u rikthyer te fitorja“, u shpreh Mikel Arteta.

The post Arteta flet për ‘hapin e radhës’ që duhet të hedhë Arsenal: Të luash mirë për 75 minuta s’mjafton për të fituar appeared first on Telesport.