Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz (aktualisht numri 3 në botë) fitoi turneun e fundit të vitit, atë të “ATP Finals”, eventi ku marrin pjesë tetë tenistët më të mirë në botë, që u zhvillua në Torino.
Në finale, ai mundi 2-0 (6-2, 7-6) gjermanin Alexander Zverev, numrin 1 në botë, që nuk arriti dot të fitojë. Kjo është hera e parë që Alcaraz fiton këtë turne, duke thyer një tabu.
Një finale e dominuar nga spanjolli në setin e parë, ndërsa në të dytin loja bëhet më e bukur dhe gjithcka vendoset në “tie break”. Alcaraz largohet nga Torino edhe me një çek të majmë, prej 5.1 milionë dollarësh.
The post Alcaraz mposht Zverev në finale dhe fiton “ATP Finals”, largohet nga Torino me një çek të majmë appeared first on Telesport.
