Parashikimi i superkompjuterit të Opta-s për Champions League sjell një paradoks: Real Madridi konsiderohet një nga skuadrat më të sigurta për të dominuar fazën e ligës, por nuk bën pjesë në pesë favoritët kryesorë për fitimin e trofeut.
PSG dhe Real Madridi kryesojnë aktualisht me nga 12 pikë dhe vetëm fitore. Megjithatë, sipas simulimit, favoriti kryesor për triumfin është Arsenali, me 21.05% mundësi. Pas tij renditen Bayern Munich (16.62%), PSG (13.26%) dhe Barcelona (11.36%).
Rasti i veçantë i Real Madridit – Modeli parashikon që madrilenët ta mbyllin fazën e ligës me 19.86 pikë, më shumë se çdo skuadër tjetër. Gjithashtu, iu jep 99.06% mundësi për të kaluar në fazën e 1/8-ave dhe 96.55% për të përfunduar në tetë vendet e para.
Megjithatë, në garën për trofeun, Reali zbret në vendin e gjashtë, me vetëm 8.61% mundësi për të fituar Champions-in. Barcelona renditet e katërta në parashikimin përfundimtar të fazës së ligës dhe ka 11.36% mundësi për trofeun. Atletico Madridi, aktualisht në vendin e 23-të me 4 pikë, parashikohet të ngjitet në vendin e 13-të, por ka vetëm 0.87% mundësi për triumfin.
Ndërkohë, Bayerni parashikohet të ngjitet nga vendi i 13-të në të dytin, ndërsa PSG të humbasë dy pozicione. Pra, Opta e konsideron Realin ndër më të fortët në fazën e parë, por dyshon në aftësinë e tij për ta shndërruar këtë dominim në një tjetër trofe europian.
The post Superkompjuteri “nuk i beson” Real Madridit në Champions, i jep vetëm 8.61% mundësi për të triumfuar appeared first on Telesport.
