Një fëmijë është rrugës për Lamine Yamal dhe Inés García? Kjo është pyetja që ka pushtuar rrjetet sociale pas asaj që ndodhi të dielën e kaluar në “Camp Nou”, gjatë ndeshjes Barcelona–Villarreal. Një festim i pazakontë i talentit katalanas, i filmuar nga kamerat dhe bërë menjëherë “viral”, ka nxitur thashethemet. Megjithatë, çifti nuk ka konfirmuar apo mohuar asgjë.
Pas golit të barazimit kundër “Nëndetëses së Verdhë”, Yamal futi topin nën fanellë, duke imituar barkun e një gruaje shtatzënë. Dyshimet u shtuan edhe nga reagimi i habitur i shokut të skuadrës, Fermín López. Gjithsesi, nuk është hera e parë që një gjest i tij keqinterpretohet. Në shtator, pas një goli ndaj Valencias, Yamal festoi duke thithur gishtin e madh, çka nxiti zërat për një atësi të mundshme. Në të vërtetë, ishte një dedikim për vëllain e vogël, Keyne.
Ekziston edhe një shpjegim tjetër: në shtator, Yamal dhe García njoftuan se kishin adoptuar dy këlyshë “golden retriever”. Mashkullin e pagëzuan Copito, ndërsa për femrën po diskutonin mes emrave Coco, i preferuar nga Inés, dhe Bubalu, i zgjedhur nga Lamine. “Jemi shumë të dashuruar me bebet tona të vogla”, – kishte shkruar influencerja, duke iu referuar qenushëve.
Prandaj, festimi mund të ketë qenë thjesht një referencë humoristike për dy anëtarët e rinj me katër putra të familjes.
The post Yamal dhe Inés, festimi i talentit të Barcelonës ndezi thashethemet. A po presin një fëmijë?! appeared first on Telesport.
