Policia arrestoi mbrëmë një 25-vjeçar nga Tetova në rrugën “Krushevaçka”, pasi konstatoi se ai kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg.
I riu ishte dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burg për një vepër penale të parashikuar në nenin 188, paragrafi 5, të Kodit Penal.
Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Idrizovës, ku do të vuajë dënimin.
