Skuadra e Borussia Dortmund doli me një pikë nga “Emirates”, në ndeshjen e barazuar 1-1 ndaj Arsenal në Champions League. Një rezultat që konfirmon momentin e mirë që po kalon skuadra gjermane, që kryeson edhe Bundesliga.
Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, u shpreh se një episode i dyshimtë mund të kishte ndryshuar fatin e ndeshjes: “Mendoj se VAR duhej ta kishte shqyrtuar atë prekje të topit me dorë. Ia vlente të kontrollohej”.
“Ata po përpiqen të ndërhyjnë më rrallë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ndërhyjnë kur është e nevojshme. Në një situatë të tillë, duhet të ketë të paktën dikë në dhomën e VAR që të thotë: ‘Le ta shohim pak.’”, tha Kovac
Në fund, trajneri kroat komentoi: “Nuk po ankohem. Kjo është situata. Morëm një pikë. Është një pikë e rëndësishme në fushën e Arsenal; një arritje e madhe për të gjithë ne, për tifozët, për skuadrën dhe për klubin“.
The post Kovac: Një pikë në fushën e Arsenal është e rëndësishme, VAR duhej ta kishte shqyrtuar prekjen e topit me dorë nga Gyokeres appeared first on Telesport.
