Gjashtë shtetas të Turqisë, të moshës 22 deri në 25 vjeç, janë arrestuar nga policia në territorin e Komunës së Aerodromit në Shkup, për shkak të qëndrimit të parregulluar në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, arrestimet janë kryer më 25 nëntor, në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 12:00, ndërsa pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngriten kallëzime përkatëse.
“Më 25.11.2026, në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në Shkup, në territorin e Komunës së Aerodromit, nëpunës policorë nga SPB Shkup, duke vepruar në përputhje me planin e shërbimit për lajmërim-çlajmërim për muajin nëntor, i arrestuan F. (22), M.S. (22), S.T. (25), T.J.E. (23), S.B.S. (25) dhe M.Ç. (22), të gjithë nga Republika e Turqisë, për shkak të qëndrimit të parregulluar në shtet”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
