Arben Taravari, në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se 80-90% e funksionarëve të VLEN-it janë të zhgënjyer dhe ndihen të margjinalizuar në Qeveri.
“Ata sot janë të zhgënjyer të tërhequr, edhe ka disa funksionarë të cilët janë të turpëruar, po e dinë se ky është momenti i fundit që ato mund të bëhen drejtora. Rrinë aty heshtin, por janë shumë të pakënaqur si funksionon dhe sa ka takat politik VLEN-i në këtë Qeveri. 80-90% të funksionarëve, jo të votuesve, jo të anëtarëve të VLEN-it sot janë të zhgënjyer, ndjehen të margjinalizuar. Heshtin sepse kanë shpresë për ndonjë punësim, për ndonjë kontratë, për ndonjë punë, për të kryer ndonjë telash që e kanë, por në fakt janë të zhgënjyer totalisht”, tha Arben Taravari në Click Plus në TV21.
