BANORËT SHQIPTARË TË BUTELIT NUK HEQIN DORË NGA FESTA E FLAMURIT, BALLKONET MBUSHEN ME KUQ E ZI!

Në prag të festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar, banorët shqiptarë të Butelit në Shkup kanë zgjedhur ta shënojnë këtë ditë me një simbolikë të veçantë: duke mbushur ballkonet e banesave të tyre me flamuj kombëtarë.

Pas reagimeve dhe tensioneve të fundit lidhur me shfaqjen e simboleve kombëtare shqiptare në këtë zonë, qytetarët kanë përcjellë një mesazh simbolik përmes flamurit kuqezi.

Flamujt shqiptarë, të vendosur në ballkone, janë shndërruar në një shenjë krenarie, identiteti dhe respekti për historinë kombëtare.

Mesazhi që banorët përcjellin në prag të 28 Nëntorit është i qartë: Festa e Flamurit është pjesë e identitetit tonë dhe askush nuk mund të na e shuajë krenarinë për të!

Buteli sot vishet kuq e zi, ndërsa flamuri kombëtar valëvitet në ballkonet e banesave, në shenjë respekti për 28 Nëntorin dhe historinë shqiptare.