SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj A.P. (19) nga fshati Pirok për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas policisë, më 25 korrik 2026 ai, duke drejtuar një “Jaguar”, u përplas me një “Volkswagen Golf” në rrugën Tetovë–Gostivar. Pas përplasjes, automjeti “Golf” doli nga rruga dhe u rrokullis, ndërsa i dyshuari u largua nga vendi i aksidentit.

Rasti është proceduar në organet kompetente, raporton Tetovasot.